ANGLI, 26 mars 2013 – Ishte i fiksuar pas magjive dhe filmave horror dhe është frymëzuar pikërisht prej tyre për të torturuar, dhe më pas për të vrarë mikun e tij më të mirë. Gary George, do të kalojë tashmë një pjesë të mirë të jetës së tij në burg.
40 vjeçari nga Britania e Madhe u dënua me 30 vjet për vrasjen e mikut të tij Andreë Nall. Vrasësi kishte ripordhuar një prej skenave të filmit Australian “The Loved Ones”.
Ai vrau brutalisht 43 vjeçarin dhe e braktisi më pas në dhomën e tij të gjumit të mbytur në gjak. Ndërsa kryente vrasjen e tmerrshme, George, i dehur njësoj si viktima e tij, nuk kishte patur aspak mëshirë për shokun. Pas kësaj, ai ka shkuar në një dyqan aty pranë dhe ka deklaruar: “Vrava mikun tim më të mirë”.





