Angli, 24 qershor 2014 – Pas krimit, Ben Blakeley u rrëfye. 22 vjeçari anglez i akuzuar për vrasjen në muajin dhjetor të së dashurës së tij 17 vjeçare Jayden Parkinson, pranoi fajësinë.
“E vrava dhe e fsheha trupin, duke dashur të devijoj hetimet”, tha djali i cili pranoi se e kishte vrarë 17 vjeçaren, sepse ishte shtatzënë me fëmijën e tyre.
Edhe në muajt para vrasjes adoleshentja kishte pësuar një sërë sulmesh nga i riu, ndërsa ishte parë të dilte nga shtëpia me sy të nxirë.
Blakeley kishte edhe një skenë të filmuar të tyre, teksa shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale dhe duke e kërcënuar se do publikonte gjithçka në Facebook.
E vërteta mbi krimin u zbulua vetëm pas hetimeve disa mujore, kur më në fund 22 vjeçari u dorëzua dhe pranoi gjithçka.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





