Një krim makabër ka ndodhur në Itali. Salvatore Amauro ka vrarë vëllain e tij Francescon, pas një sherri. Por nuk përfundon këtu.
Për të zhdukur gjurmët dhe për të fshehur krimin, e ka djegur trupin e të vëllait me sodë kaustike, si në metodat mafioze “pulpara bianca” të shuarjes së kufomave me acid.
Krimi i cili ka ndodhur më 7 dhjetor në Piano Sorrente Napoli dhe është zbuluar nga policia. Salvatore Amauro është rrëfyer, ndërsa është zbuluar se tretja e trupit të viktimës në lëndën kimike është bërë në afërsi të banesës së autorit.