Një 25-vjeçar nga Kurbini i ka dhënë fund jetës. I riu me inicialet P.B., ka ndërruar jetë në QSUT në Tiranë, pasi kishte konsumuar fostoksinë. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
“Më datë 14.07.2017, është dërguar te poliklinika e Mamurrasit, Kurbin, në gjendje të rëndë shtetasi P.B.vjeç 25, banues në Kurbin, i cili më pas është dërguar në pavionin e toksikologjisë në QSUT Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka konsumuar fotoksinë. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për vlerësim”, njofton policia.





