31 tetor 2015 – Një 41-vjeçare në Has i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, pas keqtrajtimit të vazhdueshëm nga bashkëshorti i saj.

Gruaja me iniciale A.M., në gjendje të rënduar psikologjike, ka marrë armën e zjarrit automatik, të cilën i shoqi e mbante pa leje, dhe është vetëvrarë në kuzhinën e banesës.

Policia, pasi u njoftua për ngjarjen, vuri në pranga bashkëshortin e të ndjerës, 49-vjeçarin Bali Muhadri, i cili akuzohet për “Shkaktimin e vetëvrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

/S.L. portali DurresLajm/