Një nënë 31-vjeçare, u gjet e vdekur në një plazh në Anglesey të Uellsit.

Përpara se t’i jepte fund jetës, Lisa Williams u kishte shkruar një letër shumë emocionuese pesë fëmijëve të saj ku u shprehte dashurinë.

Bashkë me mesazhin e saj, nëna e ndjerë kishte lënë edhe 5 çokollatat e preferuara të fëmijëve dhe një varëse dhuratë për njërën prej vajzave me mbishkrimin: “Kur të jesh rritur”.

Ajo pak kohë më parë ishte ndarë nga bashkëshorti dhe këtë situatë e kishte përjetuar shumë keq dhe ishte ndierë zemërthyer.

Një orë para se të gjendej e vdekur në plazh, ajo kishte shpërndarë gjithashtu një fotografi të pakos në llogarinë e saj në Facebook.

Ju dua me gjithë zemrën time! Do të shihemi shumë shpejt, jua premtoj. Kujdesuni për njëri-tjetrin”, shkruante ajo në letër., të cilën e kishte postuar më 12 shkurt.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkakun që çoi në vendimin e saj, për ti dhënë fund jetës.