Meksikë, 4 gusht 2014 – Oscar Aguilar dëshironte të befasonte miqtë e tij në Facebook me selfie me një armë në dorë, përpara disa makinave luksoze sportive dhe duke përqafuar një femër seksi.

Por i riu 21-vjeçar nga Meksika, i cili nuk ishte në djeni që arma ishte e mbushur, ka qëlluar veten aksidentalisht duke dashur të shkrepë foton.

Fqinji i tij pasi ka dëgjuar të shtënën është munduar ta dërgojë me urgjencë në spital, por 21-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/