Aktorja shqiptare me famë në Amerikë, e bërë e njohur nga filmi "All or nothing", Adea Shabani është shpallur e zhdukur prej më shumë se 1 muaji. 25-vjeçarja e cila jeton në Los Angeles u pa për herë të fundit më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue.
Dyshohet se aktorja është mund të ketë vdekur edhe i dashuri i saj ka vrarë veten të enjten pasi policia po e ndiqte.
Chris Spotz, 33 vjeç i cili ishte gjithashtu duke ngjitur shkallët e karrierës si aktor ishte i lidhur me Shabanin dhe ishin takuar në shkollën e aktrimit.
Zyra e Sherifit të Qarkut Riverside tha se policët e kanë ndjekur Spotz i cili po ngiste një kamion të vjedhur të enjten. Thuhet se ai kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur, por u ndal për ta lënë personin të largohej.
Më pas 33-vjeçari kishte qëlluar veten në kokë pasi policët po e ndiqnin.
Autoritetet thanë për NBC se automjeti mund të ketë qenë përdorur në një vrasje. Policia beson se Shabani është vrarë në një rajon midis Hollywoodit dhe Sacramentos.
Adea Shabani, 25 vjeç, me origjinë nga Maqedonia, shkoi në Shtetet e Bashkuara më pak se dy vjet më parë për të ndjekur një karrierë në aktrim. Ajo u pa për herë të fundit në Los Angeles, më 23 shkurt 2018, pranë shtëpisë së saj.