Rreth orës 21.00, përmes një telefonate, policia e Dibrës është njoftuar se në fshatin Kraj-Reç, Dibër, në banesën e shtetasit R.H, është dëgjuar një e shtënë arme gjahu.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar se në banesë shtetasi R.H, rreth 56 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Shtetasi R.H, është gjetur nga djali i tij në njërën nga dhomat e banesës së tij, me derë të mbyllur.

Arma e gjahut rezulton të jetë marrë me leje nga shtetasi R.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.