Një i ri nga Rrogozhina i ka dhënë fund jetës në mënyrë makabre.

Në gjendje të rënduar mendore, në kushte depresioni, shtetasi I. Xh., 26 vjeç, ka vrarë veten me automatik përpara banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.03.2017, në lagjen nr. 2 para banesës, në kushte depresioni, është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I.Xh., vjeç 26. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automatiku, model 56, një krehër me 16 fishekë, një gëzhojë e një çantë me 45 fishekë, model 56. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.