SHBA, 25 qershor 2014 – Burri i një modeleje dyshohet se ka kryer vetëvrasje pas thashethemeve se gruaja e tij po takohej me aktorin Leonardo Di Caprio. 

Andrew Stern, burri i modeles dhe ish-pjesëmarrëses së “American Next Top Model”, Katie Cleary ka bërë vetëvrasje vetëm disa javë pasi ajo është fotografuar dukë vallëzuar në lokalet e natës në Festivalin e Kanës me Leonardo Di Caprio dhe yllin Adrian Greiner. Sipas policisë, burri i modeles qëlloi veten me armë në kokë në poligonin e qytetit. 

Biznesmeni 40 vjeçar ishte i martuar me Katie, por çifti ishte në procesin e divorcit. 

Sipas vetë aktorit Di Caprio edhe pse kishin kaluar kohë atë natë në një ndër klubet e natës në Kanë ai dhe Katie janë larguar ndaras dhe se asgjë nuk ka ndodhur në mes tyre. 

Në pyetje janë marrë dhe shokët e tij por dhe vetë Katie. 

Andrew Stern përveç depresionit dhe stresit që i kanë shkaktuar thashethemet për lidhjen e saj me dy yjet televiziv dyshohet se ai kishte edhe probleme financiare. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/