Në qytetin Brendon, në Florida, është hapur një vrimë me diametër prej 30 metra në brendësinë e shtëpisë së 36-vjeçarit Jeff Bush.
Vrima e hapur ka "gëlltitur" Jeff-in së bashku me krevatin i cili ishte duke fjetur gjatë momentit të fatkeqësisë, njoftojnë familjarët dhe zjarrfikësit.
Në shtëpi gjatë momentit të fatkeqësisë ishin të pranishëm edhe 5 persona të rritur dhe një fëmijë njëvjeçar.
Vrima ka qenë e thellë afër 15 metra dhe sipas zjarrfikësve 36-vjeçari ka vdekur në vend.
Vëllai i Jeff-it, ka tentuar që ta shpëtojë kur ka dëgjuar zëra duke kërkuar ndihmë, mirëpo nuk ka pasur sukses.
Shpëtimtarët nuk kanë mundur që të futen te vrima pasi që ajo vetëm shkon duke u rritur.
Për këtë arsye ata kanë vendosur pajisje për të vërejtur nëse ka ndonjë shenjë jete, mirëpo deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë. –





