Rikthim në kombëtare për Giacomo Vrionin, i cili ka spikatur këtë sezon me fanellën e Tirol në Austri.

Sulmuesi nga Spanja ku është grumbulluar Shqipëria, u shpreh:

Jam i lumtur, kur të thërret kombëtarja është gjë e bukur. Përfaqëson vendin tënd dhe do jap maksimumin.

Skuadra është në nivel të lartë, kemi shumë lojtarë të mirë. Është një gjë shumë e bukur të jem në kombëtare me gjithë këta lojtarë”.

Konkurrenca? Është normale ajo, ka kudo, në kombëtare e në klub. Nëse të gjithë shënojnë me ekipet, është gjë e mirë. Trajneri vendos, është normale.

Objektivi është të jemi pjesë e kombëtares. Do bëj maksimumin në klub që të marr sërish ftesë tjetër. Ëndrra ime është të gjej golin e parë me kombëtaren”.

Juventusi? Mbaj kontakte me disa lojtarë, kam disa shokë aty, sidomos me Morata. Nuk jemi ngacmuar, jemi profesionistë.

I kam thënë vetëm të më ruajë fanellën. Është djalë i mirë, është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe me ka ndihmuar.

Spanja? Do e provojmë, do shohim çfarë niveli jemi. Do mundohemi të marrim rezultat, t’u japim tifozëve një kënaqësi”.