IRAK- Raportimet nga Iraku, thonë se shpërthimi i një makine-bombë në jug të Bagdadit në mes të një turme të pelegrinëve shi'it, ka vrarë të paktën 17 njerëz dhe plagosur më shumë se 40 të tjerë.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se, ky sulm është bërë të enjten në Musayyib, qytet i banuar me shumicë shi'it-e.
Bomba goditi pelegrinët gjatë kohës kur po ktheheshin nga një ritual mortorë në qytetin e Qerbelasë.
Deri më tani as një grup nuk e ka marr përgjegjësinë për këtë sulm, por dihet se grupet e sunitëve deri më tani kanë sulmuar disa herë grupet shi'ite gjatë ritualeve mortore.
Më 31 dhjetor, shtatë vetë u vranë në Musayyib gjatë kohës kur tre shtëpi u hodhën në erë. Zyrtarët thonë se arsyeja e sulmit ishte bërë vetëm pse ata ishin pjesë e komunitetit shi'it.