Një sulm ajror izraelit gjatë natës ka vrarë 18 anëtarë të familjes së Dr. Munir Al-Bursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza, tha ministria të enjten.
Disa prej trupave mbërritën në spitalin Kamal Adwan në Gazën veriore, ndërsa Al-Bursh ishte në turn atje të enjten në mëngjes, sipas ministrisë së shëndetësisë.
Al-Bursh tha për CNN se mbesa e tij 1-javore ishte mes të vrarëve, ndërsa zbuloi dhe fytyrën e njërit prej të ndjerëve, një burrë.
Ai tha se është nipi i tij, një profesor universiteti me një diplomë juridike. Gjithashtu tha se babai i tij është nënsekretar i Ministrisë së Drejtësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza.
“Okupacioni izraelit dëshiron të vrasë shpresën tek ne. Dëshiron të pakësojë rininë, fëmijët dhe gratë tona. Synon akademikët dhe nxënësit, si dhe fëmijët. Shkatërron shtëpitë mbi kokat e banorëve të tyre, duke mos bërë dallim midis të moshuarve dhe të rinjve”, tha Al-Bursh.