ALGJERI– Gjatë një sulmi ajror nga forcat e armatosura algjeriane, 34 pengje dhe 15 rrëmbyes të lidhur me Al-Kaedën u vranë të enjten, njoftoi agjencia mauritaniane e lajmeve “ANI”.
Pengjet po mbaheshin nga rrëmbyesit në një fushë gazi në shkretëtirë. Agjencia e lajmeve “ANI” ka burime të dhënash nga grupi terrorist, i cili ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimet.
Ushtria algjeriane hapi zjarr mbi automjetet e pengmarrësve në zonën e rrethuar në shkretëtirë, dhe shumë njerëz u vranë, i tha agjencisë “Reuters” një banor i zonës ku ka ndodhur incidenti.
Sipas agjencisë “ANI”, zëdhënësi për rrëmbyesit tha se ata do të vrisnin pjesën tjetër të pengjeve, nëse ushtria do t’u afrohej.
Pak më parë, agjencia algjeriane e lajmeve “APS” deklaroi se 30 punëtorë algjeriane kishin arritur të shpëtonin nga impjanti i gazit në shkretëtirë