Gjashtë fëmijë në Tanzani janë vrarë dhe iu janë hequr veshët e dhëmbët, raportojnë autoritetet.

Disa prej trupave të fëmijëve, të moshës midis 2 dhe 9 vjeç, gjithashtu iu mungonin gjymtyrët.

Policia ka ndaluar një të dyshuar, një njeri shumë i afërt i tre fëmijëve që ishin nga e njëjta familje.

Dhjetë fëmijë janë zhdukur në Njombe që nga fillimi i dhjetorit dhe vetëm 4 prej tyre janë gjetur të gjallë.

Sipas medieve, magjistarët në vend u kanë thënë banorëve se pjesë të trupit të njeriut kanë karakteristika të veçanta që mund t'i sjellin atyre pasuri dhe fat.

Fëmijët u morën nga shtëpitë e tyre gjatë natës ndërsa prindërit e tyre po shisnin ushqime në treg.