Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Sipas burimeve, paraprakisht dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekas. Policia është në vendngjarje. Ende nuk dihen rrethanat se si kanë ndodhur vrasjet.

Burime të policisë thonë se ka dyshime se vrasjet mund të jenë të lidhura me kultivimin e kanabisit. Por ende nuk ka asnjë gjë zyrtare, pasi vrasja e dyfishtë ka ndodhur në një zonë të thellë malore.

Nga informacionet më të fundit bëhet fjalë se ka dhe të plagosur.