NEUMARKET– Në Neumarkt të Gjermanisë dyshohet se janë vrarë dy kosovarë, ndërsa një tjetër është i plagosur.

Dy viktimat janë therur me thikë. Në një komunikatë për media policia e qytetit të Regensburgut nuk ka publikuar identitetin e viktimave ndonëse e ka konfirmuar vrasjen.

Sipas policisë gjermane, i plagosuri 43 vjeçr është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites, dhe ka shqetësuar dukshëm lagjen ku banonin kosovarët. 

Burimet nga Gjermania kanë thënë se viktimat janë B.R dhe R.R, babë e bir. 

Po hetohet për të mësuar nëse personi i plagosur ka shkaktuar vdekjen e dy të tjerëve.