Një shef policie dhe bashkëshortja e tij u vranë me thikë në shtëpinë e tyre në Paris, nga një person i dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, ndërsa ai u vra më pas nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Agresori ka qëlluar me thikë 9 herë mbi 42-vjeçarin Jean-Baptiste Salvaing duke ia marrë jetën, ndërsa i mori peng gruan dhe djalin 3-vjeçar. Ai qëndroi me dy pengjet për rreth 3 orë brenda në shtëpi, por policia arriti të shpëtojë vetëm djalin, dhe fatkeqësisht gruaja e policit u vra.

Ngjarja makabre ndodhi në Magnanville, rreth 50 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit francez.

Agjencia e lajmeve e njërit prej grupeve të lidhura me ISIS-in, “Amaq”, njoftoi se qëndronin ata pas këtij sulmi.

Presidenti francez, Francois Hollande, pritet të mbajë një takim të jashtëzakonshëm në pallatin “Elysse” për të diskutuar për këtë ngjarje, në një kohë kur në vendin e tij po zhvillohet një kompeticion i rëndësishëm si Europiani.