Tre gazetarë europianë janë sulmuar me armë dhe kanë mbetur të vrarë në Republikën e Afrikës Qendrore, mbrëmjen e së hënës.

Ngjarja ka ndodhur në Sibut, një qytet rreth 200 km në verilindje të kryeqytetit të Afrikës Qendrore, Bangui.

Gazetarët, dy rusë dhe një ukrainas, u sulmuan me armë nga disa njerëz të paidentifikuar, që kishin dalë nga shkurret.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Afrikës Qendrore tha se trupat e gazetarëve të vrarë ishin gjetur nga ushtria, ndërsa vetëm më vonë u bë identifikimi i viktimave.