Një 25-vjeçar shqiptar është dhunuar barabarisht në Itali, i cili pasi u zhvesh u qëllua nga të paktën pesë persona, pasi e akuzojnë për përdhunimin e një të miture holandeze.

Ngjarja ka ndodhur në Pontedassio dhe sipas mediave italiane, të rinjtë kanë bërtitur “vriteni atë m… shqiptari”, e më pas e zhveshën dhe e rrahën me shkelma dhe grushte.

Viktimë e dhunës ka mbetur shqiptari me inicialet A. S., i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare holandeze.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Pontedassio, më 18 korrik të vitit 2015. Shqiptari gjithmonë e ka mohuar të kishte abuzuar me pesëmbëdhjetë vjeçaren.

“I riu e kishte dërguar në dhomën e urgjencës vajzën, ku mjekët nuk kanë zbuluar shenja të cilat shpjegojnë dhunën seksuale që thuhet se ka ndodhur”,­ tha avokati mbrojtës i shqiptarit. Hetimi është ende i hapur.