Një vajzë 12-vjeçare u vra nga familja e saj, pasi u arratis me një djalë.

Zyrtari lokal në qarkun Khiber, Niaz Muhammad, tha se vajza me emrin Naghma ka lënë shtëpinë e saj në fshatin Kadej, në Pakistan, më 23 qershor, përpara se të ndalohej nga zyrtarët e sigurisë.

Muhammad tha se Naghma i është dorëzuar familjes, e cila ka premtuar se ajo nuk do të dëmtohet. Por, zyrtari tha se vajza është vrarë “për shkak të nderit, më 27 qershor, nga familja e saj”.

Një banor lokal tha se vajza është qëlluar për vdekje. Vrasësit e dyshuar janë xhaxhai  dhe djali i xhaxhait të Naghmas, të cilët janë arrestuar.

Të ashtuquajturat vrasje për nder raportohen çdo vit në Pakistan.