Një 13-vjeçare rome është vrarë me çifte gjatë ditës së djeshme në Amfissa të Greqisë, ndërsa është arrestuar një shqiptar si bashkëpunëtor në krim, por jo si autor.

Sipas policisë greke, i dyshuari rreth 34 vjeç që punonte si kasap, është përfshirë në një konflikt me disa romë në kampin e tyre. Pas kësaj autori që mendohet se është grek ka marrë çiften dhe është rikthyer bashkë me shqiptarin e arrestuar duke qëlluar në drejtim të kampit të romëve.

Nga të shtënat plumbat kanë zënë 13-vjeçaren rome, e cila vdiq në spital. Pas këtij veprimi, autori bashkë me shqiptarin kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë.

Romët në shenjë revolte dogjën makinën e autorit që e braktisi në kampin e tyre dhe kanë thënë se do bëjnë vetëgjyqësi. Policia greke vijon kërkimet për kapjen e 34-vjeçarit.