Një 23-vjecar shqipar ka ndërruar jetë tragjikisht në Athinë të Greqisë, mëngjesin e sotëm.
Viktima është identifikuar si Koço Myftari, i cili ka humbur jetën për shkak të një plage të rëndë, të shkaktuar me mjet prerës.
Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit i riu u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës me plagë të rënda. Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin.
Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës. Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.
Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra-tjetrën.





