Një i ri u vra sot pranë ish-Shkollës Teknike në Prishtinë. Abid Jasharaj 27 vjeç, u nda nga jeta rreth orës 11:30. Plagët që mori nga arma e zjarrit qenë të papërballueshme për të. Ndërsa lidhur me vrasjen e rëndë nuk është arrestuar ende asnjeri.
“A.J. u vra sot nga arma e zjarrit, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, tha policia.