Mirditë, 1 shtator 2014 – Një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Mirditë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lufaj të Mirditës.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Roland Kaçorri, 30 vjeç, dhe e plagosura është Orjeta Kaçorri.
Sipas hetimeve të policisë autori i krimit është shtetasi Azem Hysen Uka. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
Dyshohet se shkak për vrasjen mund të jetë bërë një lidhje jashtëmartesore mes viktimës dhe gruas së autorit, Azem Uka.
Blutë e Mirditës arritën ta arrestojnë autorin e krimit vetëm disa orë pas vrasjes, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





