Biznesmeni shqiptar Ylli Bezhani mbeti i vdekur, ndërsa dy të tjerë u plagosën pasi një person i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri drejt tyre.
Djali dhe nipi i viktimës mbetën të plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen Teisseire të Grenoble të Francës, më 4 gusht.
Mediat franceze raportuan se djali 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç, mbetën të plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalin e qytetit.
Sipas mediave të huaja, Bezhani është sipërmarrës me qendër në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370), i specializuar në sektorin e punimeve të dyshemeve dhe mureve.
Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00, të 4 gushtit, në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat.
Nuk dihen ende motivet e vrasjes, ndërsa po verifikohen të gjitha pistat e mundshme.
Portali “francebleu.fr” shkruan se autori ishte në një skuter elektrik që hapi zjarr. I pajisur me një pistoletë, ai zbrazi karikatorin e tij mbi një grup prej tre personash. Më pas u largua dhe policia ende po e kërkon.
Kurse “Le Monde” shkruan ndër të tjera se “Prokuroria hapi një hetim për “atentat dhe tentativë atentati”, të besuara në sektorin e krimit të organizuar dhe të specializuar (DCOS) të policisë gjyqësore”.
Deri tani të paktën 3 persona janë arrestuar, të cilët ishin me viktimën dhe të plagosurit. Vetëm njëri prej tyre nuk mori asnjë dëmtim.