Afganistan, 4 prill 2014 – Një fotografe perëndimore vdiq dhe një gazetare u plagos rëndë sot pas një sulmi, ndërkohë që ndodheshin në vend për shkak të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen nesër, njoftoi agjencia e lajmeve, Associated Press.
“Anja Niedringhaus nga Gjermania vdiq, ndërkohë që gazetarja tjetër Kathy Gannon ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, shtoi AP. Talebanët afganë paralajmëruan sot për sulme kamikaze të një game të gjerë që do të kryhen nesër në të gjithë vendin, ditën e zgjedhjeve presidenciale.
Në një komunikatë të publikuar në faqen e tij në internet, i ashtuquajturi Emirati Islamik i Afganistanit (IEA) kërcënoi duke theksuar se ”këto zgjedhje false do të jenë nën shënjestrën e muxhahedinëve tanë”. Anja Niedringhaus ka fituar dhe çmimin e madh në gazetari ‘Pulitzer’ gjatë shërbimit që ka kryer në Irak për fotot mjaft realiste që ka shprepur në zonat e luftës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





