Futbollisti i Hondurasit, Arnold Peralta është qëlluar për vdekje në një parking. Mesfushori i skuadrës Olimpia, 26 vjeç, sapo ishte larguar nga një qendër tregtare në vendlindjen e tij në La Ceiba.

Zyrtarët e policisë kanë thënë për mediat lokale se teksa Peralta ishte duke i dërguar sendet në veturën e tij, një person i armatosur iu afrua me një motoçikletë dhe qëlloi disa herë mbi të. Ai nuk u shpëtoi plagëve dhe vdiq. Policia nuk ka dhënë detaje shtesë rreth vrasjes së tij.