Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bullgarinë pasi gazetarja Viktoria Marinova është gjetur e vdekur në një park pranë lumit Danub, shkruan BBC.
Nuk dihet nëse vrasja është e lidhur me punën e saj si reportere në stacionin televiziv lokal, TVN. Policia ka nisur hetimet për jetën personale dhe profesionale të gazetares Viktoria Marinova.
Përfaqësuesi i Lirisë së Medias për Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OSBE) bëri thirrje urgjente për hetim pasi personat përgjegjës për vrasjen e 30-vjeçares do të gjykohen para ligjit.