Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kurbin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate në fshatin Gjormë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimë ka mbetur Ervis Zyba, banues në fshatin Gjormë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe autorët e krimit, ndërkohë priten detaje të reja nga policia në vazhdim. Ekspertët dhe policia kanë nisur hetimet.