Një 25-vjeçar nga Delvina është vrarë më thikë nga një shtetas afrikan në Gjermani.

Vrasja ka ndodhur para pak ditësh dhe 25-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë është identifikuar si shtetasi Ridjan Myftari, emigrant prej pak muajsh në Gjermani.

Shqiptari ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët. Kushëriri i Myftarit mësohet se është qëlluar 6 herë me thikë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.

Ndërsa Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm 1 herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.