Një 20-vjeçar shqiptar u vra mbrëmë në Çair të Shkupit. Mësohet se viktima është L.Ademi, djali i gazetarit të njohur të sportit në Maqedoni, Sami Ademi.

Dyshohet se krimi ndodhi pas një sherri të çastit mes të riut dhe autorëve, pranë restorantit Biznis.

Zhurnal.mk shkruan se, në Çair, komunën e populluar nga shqiptarët, është shkaktuar një revoltë e madhe, për shkak të vdekjes së të riut.