Një vullnetar bamirësie, i cili punonte për Nënë Terezën është vrarë në Uells. Mediat britanike bëjnë me dije se Mark Bloomfield, 54 vjeç vdiq në spital të shtunën, pasi dyshohet se u sulmua në një lokal në Swansea.
Familja e tij tha: “Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkutë, ai ishte një kontribues thelbësor për misionin e saj dhe për ata që ajo kujdesej”.
Një 61-vjeçar është vënë në pranga, si i dyshuari kryesor për vrasjen e tij. Më herët, policia ndaloi një 21-vjeçar dhe një 50-vjeçare, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.
Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar në vrasjen e ndihmësit special të Nënë Terezës.





