Pakistan, 19 qershor 2014 – Këngëtarja e njohur pakistaneze Muskan, 38 vjeçe, është vrarë sot në orët e para të mëngjesit në qytetin Pesharav nga katër atentatorë të panjohur. Muskan ka qenë duke biseduar me një grua e cila merret me art në rrugët e qytetit, kur eshte qelluar njofton policia pakistaneze.

Sulmi ka ndodhur shumë afër shtëpisë së saj, ndërsa këngëtarja e njohur nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të mara.

''Deri më tani tre herë i ka shpëtuar atentatit, si duket ka pasur ndonjë mosmarrëveshje'', njoftojnë nga policia.

Sulmet ndaj këngëtarëve janë të shpeshta në këtë zonë, pasi që thuhet se muzika nuk mund të krahasohet me islamin.

Vitin e kaluar, aktorja e re 18 vjecare Bushra ishte sulmuar me acid ndërsa ishte duke fjetur në shtëpinë e saj në Islamabad.

Para dy viteve një tjetër këngëtare e njohur 24 vjeçe gjithashtu është vrarë ndërsa po largohej nga salloni i bukurisë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/