Të paktën shtatë persona, përfshirë edhe kryetarin e Bashkisë së Ozamis në Filipine u vranë në operacionin e policisë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës dhe armëve.

Policia filipineze ka bastisur pronën private dhe me këtë rast është përballur me një sulm të armatosur të cilës iu kundërpërgjigj. Konflikti i armatosur ka ndodhur në pronën e familjes së kryebashkiakut Reynaldo Parojinog.

Mediat lokale raportojnë se në konflikt janë vrarë shtatë persona, përfshirë edhe Reynaldo Parojinog, gruaja e tij, një zyrtarë rajonal dhe një gazetar.

Familja Parojing është një nga ato familje filipineze të cilat presidenti i Filipines Rodrigo Duterte i ka futur në listën e atyre që mbështesin krimin dhe kontrabandën e drogës.

Parojinog ka mohuar akuzat, por gjatë bastisjes së mëngjesit të sotëm në pronën e tij u konfiskuan sasi të mëdha të drogës dhe armëve të paligjshme.