Lavdrim Muhaxheri ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi me dron të kryer nga ushtria amerikane, ndaj militantëve të ISIS-it.
Lajmi për vdekjen e Muhaxherit u raportua nga mediat kosovare dhe u konfirmua edhe nga vëllai i tij, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
Lavdrim Muhaxheri ka qenë anëtar i organizatës terroriste ISIS, dhe drejtues i shqiptarëve në këtë organizatë.
Muxhaxheri u bë i famshëm për kërcënimet e vazhdueshme, edhe ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për thirrjet për të qëlluar mbi futbollistët izraelitë, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, në Elbasan Arena, nëntorin e vitit të kaluar.