Konflikti për pronën shkakton viktimën e radhës në vendin tonë, ku i vrarë ka mbetur një mjek në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje gjatë mbrëmjes së të premtes, rreth orës 23:40, në lagjen “Qemal Stafa” në kryeqendrën e veriut. Sipas burimeve nga policia lokale, është vrarë me armë zjarri shtetasi Ilir Alija, rreth 40 vjeç, ndërsa autor i dyshuar i krimit është Dritan Ymeri, 26 vjeç.

Mjeku Ilir Alija, dyshohet se ka mbetur i vrarë pas një konflikti pronësie. Mësohet se fqinjët kishin patur edhe më herët debate mes tyre për një shtesë që po ndërtohej mbi katin e tretë të pallatit ku jetonin Aliaj dhe Ymeraj.

Raportohet se si fillim ka pasur zënka që ka degjeneruar në sharje dhe ofendime, ku më pas Dritan Ymeri ka qëlluar me pistoletë me dy plumba drejt Ilir Aliajt duke e lenë të vdekur në vend. Gjatë  momentit të sherrit ka qenë i pranishëm edhe djali i viktimës, rreth 16-17 vjeç, i cili ka parë të gjithë skenën e vrasjes së babait të tij.

Menjeherë pas ngjarjes, autori i vrasjes u fsheh në banesë, ndërsa refuzoi të dorëzohej në polici. Pavarësisht se policia si edhe nga forcat e FNSH-së i bënë thirrje që ai të dorëzohej, Aliaj mundi të arratisej, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Informacion Paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:

Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.

Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.