Mafiozi grek Vasilis Stefanakos është vrarë sot pasdite në Athinon Avenue në periferi të lagjes “Hajdari”.
Sipas informacioneve që bëjnë të ditur mediat greke, ai ishte brenda automjetit kur dy persona në një motor iu afruan dhe e vranë në vend. Autorët thuhet se kanë përdorur një armë Kallashnikov dhe kanë gjuajtur 22 plumba.
Pas nëntë vjet burg, Stefanakos u lirua në verën e vitit 2016 duke përdorur të ashtuquajturën Ligji Paraskevopoulos me qëllim të zvogëlimit të numrit të të burgosurve nga burgjet e mbipopulluara.
Emri i tij ishte i përfshirë në rastet e shantazhimit dhe shkeljeve të tjera përfshirë dhe vrasjen.
Gjithashtu, ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg, si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet Alket Rizai, ndërsa konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të tij nga burgu famëkeq i Korridhalosë, bashkë me Vasilis Paleokostas.
Në vitin 2006, ai ishte dënuar edhe me 14.5 vite për implikime në veprimtari kriminale. Polica ka hapur një proces hetimi për të gjetur se kush fshihet pas kësaj vrasjeje.