Një shqiptar 23-vjeçar nga fshati Poum i Strugës ka mbetur i vrarë, kurse shoku i tij është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku mbi dy të rinjtë u qëllua me armë zjarri.

Burimet policore bëjnë të ditur për “AlsatM” se personi me iniciale U. B. 22 vjeç nga fshati Poum, ka gjuajtur me armë mbi personin Z. B. 23 vjeç dhe V.B. 46 vjeç si dhe ndaj disa personave të tjerë.

Për shkak të të shtënave me armë, 23-vjeçari Z.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që shoku i tij, V.B. është dërguar në spitalin e Strugës.

Autori, që ka qëlluar me armë siç njoftojnë nga policia, është paraqitur më pas vetë në stacionin policor të Strugës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.