Një i ri shqiptar, 28 vjeç, u vra në një atentat në rrugën Petrelli, në lagjen Libertà të Barit.
Ngjarjen e raportojnë mediet lokale, të cilat saktësojnë se i riu u plagos nga tre të shtëna me armë në gjoks dhe bark e më pas u transportua në spital, ku vdiq për shkak të plagëve të marra.
Karabinierët kryen inspektimet e para dhe morën në pyetje disa dëshmitarë në vendngjarje, ndërsa identiteti i të riut shqiptar nuk bëhet me dije.





