Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 

Një i ri ka humbur jetën pas një sherri në rrugën “Irfan Tomini”. Viktima është identifikuar si 29-vjeçari Jurgen Duka.

Gjatë konfliktit u qëllua me armë në drejtim të 29-vjeçarit. Jurgen Duka mbeti i plagosur fillimisht, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve tê marra.

Autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar. Ndërsa janë marrë në pyetje shoku i viktimës dhe disa persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova  materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes. Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.