Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në fshatin Çerem të Tropojës.
Raportohet se një person është ekzekutuar në rrethana ende të paqarta.
Bëhet me dije se viktimë ka mbetur Isat Goçaj 49-vjeç.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes, shtetasin Altin Ismajlisufi dhe po punon për kapjen e tij.
NJOFTIMI NGA POLICIA:
Tropojë
Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.
Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





