Gjirokastër, 9 mars 2014 – Gjendet i pajetë në rrugë ‘bosi” i drogës në Lazarat. Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se Shpendi Basha, 25 vjeç, ka gjetur vdekjen me armë zjarri në kraharor. Viktima është gjetur nga një bari në fshatin Kërcullë të Gjirokastrës. Në bazë të informacioneve, viktima ishte kontingjent i njohur edhe për policinë e Gjirokastrës. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Gjirokastrës. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas të dhënave të policisë, mendohet se pista kryesore e kësaj ngjarje është prishja e pazareve të “biznesit” të lëndëve narkotike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





