Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë në zonën e Astirit, ku mësohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 35-vjeçar.
Fillimisht u raportua për një person të plagosur, por më pas në media është përhapur lajmin se i plagosuri ka humbur jetën.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se viktima ka qenë në kafe i shoqëruar me një vajzë.
Një person e ka thirrur të dalë jashtë dhe sapo u riu ka dalë në trotuar është qëlluar me dy plumba.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.





