Itali, 30 gusht 2014 – Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Bari të Italisë, pasi është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.
Viktima, Flori Mesuti, 25 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por në orët e para të mëngjesit si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
I riu shqiptar është qëlluar me tre plumba pistolete në kraharor nga një distancë e afërt.
Në momentin e ngjarjes, Mesuti ndodhej në shoqërinë e një femre, e cila nuk pësoi dëmtime nga të shtënat.
25 vjeçari u plagos në lagjen “Liberta” në rrugën Crisanzio të Barit, nga persona ende të paidentifikuar.
Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e krimit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave që kanë ekzekutuar Mesutin.
Policia bareze nuk përjashton mundësinë që vrasja të ketë ndodhur për motive të dobëta.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





