Një vrasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Kurbin, ku ka humbur jetën një 50-vjeçar.
Viktimë ka mbetur Mark Ndreca nga Malësia e Kurbinit.
Sipas burimeve policore, dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është Tom Lala, 69 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Mbeten ende të paqarta motivet e kësaj vrasjeje, ndërkohë që hetimet vijojnë.