Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, teksa një person tjetër ka mbetur i plagosur sipas informacioneve paraprake.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen “Rus” të qytetit verior.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje mbi krimin. Zona është rrethuar dhe janë ngritur disa postblloqe policie për krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve.