Një politikan është qëlluar për vdekje, pasi 3 persona të armatosur bastisën një qendër tregtare në Filipine, duke shkaktuar panik tek personat që ndodheshin aty.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 me orën lokale në Mandaluyong, ndërsa viktimë e këtij atentati ka mbetur Borbie Rivera, një Këshilltar i Bashkisë së Pasay, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetonte.

Zhurma e të shtënave me armë, sipas “The Sun”, bëri që me qindra persona që ndodheshin në qendër tregtare të vraponin në përpjekje për të shpëtuar.

Videot e regjistruara brenda qendrës tregojnë njerëz që vrapojnë e ulërasin në panik.

Qendra tregtare mësohet ishte e tejmbushur pasi kishte bërë ulje tre ditore.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa autoritetet thanë se autorët hapën zjarr jashtë ambienteve të kësaj qendre.